17:04 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Daçiqin po e mbyt xhelozia, kritikon fuqitë Evropiane se nuk po ndërmarrin asgjë rreth taksës

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq me kritikat e tij ka filluar të bëhet i tepërt. Taksa prej 100% po i shkakton kokëçarje të mëdha atij.

Gjatë një interviste për media sot ai ka kritikuar fuqitë e mëdha botërore që nuk po ndikojnë në Kosovë  për të larguar taksën për produktet serbe, transmeton Indeksonline.

“Nuk mund ta besojë që fuqitë e mëdha botërore nuk po mund të ndikojnë në Prishtinë.”, u shprehë ministri serb i nervozuar.

Pastaj përsëriti frazën e njëjtë se Beogradi dëshironte që të vazhdonte bisedimet për normalizim të marrdhënieve.

Tash e sa vite Serbia po e shkelë marrëveshjen e CEFTA-së, kurse Kosova me anë të taksës 100% po mbron interesat shtetërore./Indeksonline/