11:15 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Daçiq s’ndalet, u kërkon shteteve të ndryshme të tërheqin njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Ivica Daçiq po tregohet shumë aktiv sa i përket lotimit të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovë.

Siç raportojnë mediat serbe, ai kësaj radhe ka kërkuar nga Ishuj Komore që të tërheqin njohjen ndaj Kosovës, transmeton Indeksonline.

Daçiq ka thënë se vendimi i njohjes është në kundërshtim me parimet e integritetit. Tutje, sipas tij, Serbia dhe Ishujt Komore kishin lidhur marrëdhënie të mira miqësore në kohën e Ish-Jugosllavisë dhe presidentin Tito.

Kujtojmë se Komore ishte vendi i 59 që kishte njohur Kosovën në vitin 2009, më saktë me 14 maj. /Indeksonline/

Temat: