08:54 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Dafina Zeqiri falenderuese ndaj nënës me fjalë emocionuese (Foto)

Dje në mbarë botën është festuar 8 Marsi që njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. E të gjithë në këtë urojmë me fjalët më të mira dhe falënderojmë ato gra të cilat janë pjesë e jetës e sonë, veçanërisht nënat, shkruan Indeksonline.


Edhe Dafina Zeqiri, ndonëse jo afër saj, përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram ka uruar dhe falënderuar nënën e saj.

“Të dua nënë! Faleminderit që na ke mbrojtur, ke luftuar për ne dhe na ke rritur ashtu siç ti ke ditur. Dhe faleminderit që më ke lënë të rritem dhe të bëhem kjo që jam sot”, ka shkruar këngëtarja në një fotografi, ku shihet duke folur ne skype me nënën e saj.


Ndryshe Dafina ka më shumë se një vit që është shpërngulur në SHBA ku edhe po synon karrierë, deri sa nëna e saj jeton në Suedi./Indeksonline/