19:32 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / LB

Daja merr edhe djalin me vete te Ballkani, zbulohet posti i tij

I biri i trajnerit Ilir Daja, Glen Daja, tashmë është zyrtarizuar si ndihmës-trajner i Ballkanit.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi nga Suhareka me anë të një postimi në ‘Instagram’.

Glen Daja ka punuar edhe si trajner moshash në disa akademi në Tiranë.

Gjithashtu Ballkani ka konfirmuar dhe në rolin e video analistit, Ardi Kabashin.