17:31 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / A. A

Daku flet për ofertat, a do të largohet nga Ballkani?

Sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin në Superligë. Ai ndihmoi ekipin në fitoren 2-1 kundër Arbërisë, duke shënuar golin e 20-të sezonal.

Daku deklaroi për Indeksonline se ka dëshirë që emri i tij të futet në arkivën e futbollit kosovar, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve.

“Është një ndenjë e jashtëzakonshme, kur puna që din me bo më së miri të shpërblehet. Jam tepër i kënaqur që po kam arrit me i shënu 20 gola, që të cilën nuk e ka bërë askush më parë për kaç ndeshje. Nuk e kam mendjen te rekordet. Po i marr ndeshjet një nga një dhe të vazhdoj me gola. Kur të vjen rekordi normalisht që kam qef të shënohet emri im përgjithmonë në arkivin e futbollit të Kosovës” u shpreh Daku.

Sulmuesi kosovar pranoi se ka pasur oferta nga disa skuadra, por ato nuk do t’ia ndërrojnë mendjen për të qëndruar te Ballkani.

“Ka pasur oferta nga disa skuadra por unë dua t’i qëndroj besnik Ballkanit deri në fund të kampionatit. Nëse vjen ndonjë megaofertë, mund ta diskutojmë, por me këto oferta që m’i kanë tregu deri tash nuk dua të largohem” thotë Daku për Indeksonline.

/Indeksonline/