75 Mall Live Search
23:39 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / Z S

Dalin detaje të reja nga Peja ku mbeti i plagosur një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Pejë.

Ngjara ka ndodhur në lagjen e ‘Milet Bahçe’ në Pejë. Indeksonline mëson se i plagosur është Suad Kelmendi nga qyteti i Pejës.

Indeksonline nga burimet e vetë mëson se viktima është plagosur në parkingun e automjeteve.

Lidhur me rastin janë deklaruar dhe nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Nga Prokuroria thonë se tashmë dy prokurorë dhe njesitë tjera relevante janë në vendngjarje. Po ashtu ndaj të dyshuarit në këtë rast ka nisur një operacion kërkimi.

Lidhur me këtë lajm janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rreth orës 22:36 policia është informuar lidhur me një plagosje që ka ndodhur në qytetin e Pejës./Indeksonline/