Ka humbur 44 vjeçari nga Kaçaniku, familjarët bëjnë thirrje për gjetjen e tij
Ka humbur 44 vjeçari Milazim Jaha nga Stagova e Kaçanikut.
Përmes një njoftimi, familjarët u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e 44-vjeçarit ta ndajnë atë sa më parë.
Familjarët kanë vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 049 579 436, ku mund të kontaktohet për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

Foto: Milaim Jaha
Ata gjithashtu kanë kërkuar që njoftimi të shpërndahet sa më shumë, duke theksuar se çdo informacion sado i vogël mund të jetë i vlefshëm për gjetjen e Milazim Jahës.

