75 Mall Live Search
23:14 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / B XH

Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Pejë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, rreth orës 22:36 policia është informuar lidhur me një plagosje që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Pirro”.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin. /IndeksOnline/