75 Mall Live Search
23:15 / E Hënë, 13 Korrik 2026 / Z S

Pushuesit lahen mes flakëve dhe tymit në Llaman

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut të qytetit të Himarës, në zonën e Llamanit, ku flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimë.

Në pamje shihen pushuesit të cilët notojnë në det ndërsa shumë pranë tyre flakët janë ende aktive dhe tymi ka mbuluar zonën, ndërsa zjarrfikësit janë ende në luftë me zjarrin, raporton TCH.

Në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Masat janë marrë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon