17:44 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dalin pamjet e aksidentit ku u përfshi reperi Majk në Prishtinë

Në lagjen “Bregu i  Diellit” saktësisht në udhëkryqin e rrugës “Rexhep Xheladini” në Prishtinë  pak më herët ndodhi një aksident trafiku.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar disa fotografi të aksidentit në të cilat shihet se e përfshirë është edhe vetura e tipit “Porsche” e reperit Kastriot Rexha, i njohur për publikun si “Majk”, shkruan Indeksonline.

Më poshtë pamjet:

Ndërkohë, Komandanti i Policisë së Trafikut në kryeqytet, Milaim Fejzullahu ka thënë për “Indeksonline” se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas Fejzullahut, aksidenti ka ardhur si shkak i mos respektimit të shenjës së komunikacionit në trafik.

Më tutje, Komandanti Fejzullahu ka shtuar se me rastin janë duke u marr njësitet përkatëse të policisë të cilët po shikojnë të gjitha rrethanat që karakterizojnë këtë aksident./Indeksonline/

Policia deklarohet për aksidentin ku u përfshi reperi kosovar Majk!