17:29 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Dallimi i lojës së Barcelonës dhe PSG-së/ Messi e vëren diferencën

Lionel Messi mbrëmë debutoi me fanellën e PSG-së pas largimit nga Barcelona.

Ai luajti 24 minuta kundër Reims dhe pati një paraqitje solide, transmeton Indeksonline.

Argjentinasi nga 20 pasime sa tentoi arriti të kompletoi gjithësej 19. Po ashtu ishte lojtari më i fauluar në ndeshje edhe pse luajti vetëm 24 minuta.

Mbrëmë, në debutim, Messi ka mundur të vërej se ku është diferenca e lojës së Barcelonës dhe PSG-së.

Në një aksion të PSG-së, Messi priste që t’i jepej topi dhe të plasonte godijten, por Mbappe mendoi ndryshe dhe bëri vetë goditjen.

Në njëjtën pozitë, Messi ishte mësuar që të pranonte topin nga Jordi Alba i cili asnjëherë nuk hezitonte të pasonte tek argjentinasi./Indeksonline/