08:27 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Damian Lillard thyen rekord në NBA

Skuadra e Portland Trail Blazers ka shënuar fitore ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 126-124.

Basketbollisti më i mirë në fushë ishte Damian  Lillard, me 43 pikë, 16 asiste dhe 4 kërcime, shkruan IndeksOnline.

Me këtë shifër të ‘çmendur’ Lillard bëhet basketbollisti i pestë në histori të NBA-së me këto statistika.

Katër lojtarët tjerë që e kanë arritur këtë shifër, janë:

James Harden (dy herë), Trae Young, Isiah Thomas dhe Oscar Robertson (tri herë)./IndeksOnline/