75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Danas: Thaçi, Vuçiq dhe Mogherini do të nominohen për çmimin Nobel për paqe

“Në rast të arritjes së një marrëveshje, Vuçiq, Thaçi dhe Mogerini do të emërohen për çmimin prestigjioz, thonë diplomatët”, shkruan e përditshmja serbe Danas.

Sipas kësaj gazete në rast se arrihet një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesja e BE-së Federica Mogherini mund të nominohen për çmimin nobel për paqe.

Të paktën kështu thonë burime të kësaj gazete e cila shkruan se libri i Thaçit “Shtet i Ri, Burrështatas Modern”,është një hap drejt këtij cmimi të lartë, transmeton Indeksonline.

Danas tutje shkruan se libri i Thaçit deri më tani është prezantuar në Londër, Berlin, Paris, Vjenë, në prani të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, lordi Xhorxh Robertson, diplomati gjerman Ëolfgang Ischinger, diplomati austriak Volfgang Petriç, si dhe ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright./Indeksonline/

 

Temat: