17:13 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Danimarka zbarkon të martën mbrëma në Prishtinë

Kombëtarja e Danimarkës do të mbërrijë në Prishtinë të martën në mbrëmje. Përgjegjësja për media në Federatën e Futbollit të Kosovës, Diturie Hoxha ka deklaruar për Indeksonline që danezët do ta zhvillojnë vetëm një stërvitje.

“Është vendosur që Danimarka të zhvilloj vetëm një stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të mërkurën nga ora 18:00. Ndërsa konferencën për shtyp trajneri Age Hareide do ta mbajë nga ora 17:00 në ambientet e stadiumit”

Kosova do ta zhvilloj ndeshjen miqësore me Danimarkën të enjten nga ora 19:00. /Indeksonline/