13:18 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / A. M.

Dardan Berisha largohet nga skuadra e Pejës

Basketbollisti Dardan Berisha, ka konfirmuar largimin nga KB Peja. Ai largimin e tij e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton IndeksOnline.

Të dashur qytetarë të Pejës, tifozë Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit. Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës. Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit. Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës. Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojtarët si dhe te gjithë ata të cilët më përkrahën gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshme dhe përherë do mbesin në kujtimet e mija. Më Respekt Dardani!”, ka shkruar Berisha.

Berisha ishte pjesë e Pejës prej fillimit të vitit 2019, duke u rikthyer pas tre vjetësh duke ndihmuar ekipin të triumfonte në Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike. Ai gjithashtu mbante edhe shiritin e kapitenit në këtë skuadër./IndeksOnline/