19:03 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Dardan Sejdiu pas votimit të demarkacionit: Po falet ekonomia dhe toka e Kosovës

Dardan Sejdiu, deputet i Grupit të Pavarur ka komentuar votimin e 80 deputetëve pro marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Sipas tij, me këtë votim Kuvendi ka falur ekonominë dhe territorin.

“Fatkeqësisht sot Kuvendi i Republikës së Kosovës vendosi të kalojë me konsesione për shkak të paditurisë së presidentit Thaçi dhe njerëzve që tashme e shumë vite, edhe territor edhe ekonomi po falin. Ne i kemi bërë të ditur qëndrimet se kjo amrrëveshje është edhe e dëmshme e që do i bëj dëm kësaj Republike. Grupi i pavarur e ka treguar edhe një herë se beson që me këtë marrëveshje të dëmshme falen 8 mijë hektarë tokë”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.

Sejdiu nuk ka dashur të komentojë hedhjen e gazit lotsjellës për katër herë radhazi nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në e kemi treguar qëndrimin tonë edhe dje me votë kundër, nuk dua të komentoj veprimt e kolëgëve, por vota kundër ka shpërfaqë qëndrimin tonë për këtë marrëveshja. Politika e faljes së ekonomisë dhe tokës duhet të përfundojë”, është shprehur ai.

Ndryshe, nga 91 deputetë në sallë, demarkacionin e votuan 80 deputetë, kurse 11 votuan kundër. /Indeksonline/