15:11 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dasmë shqiptare me kallasha e alltia midis Amerikës (Video)

Të shtënat nëpër ahengje e dasma siç duket nuk janë zbehur.

Madje një familje shqiptare në Amerikë dasmën e një familjari e kanë festuar edhe me armë, shkruan Indeksonline.

Në këtë video të shpërndarë në një faqe në rrjetin social Facebook mund të shihni se si të rinjtë shkrepin me disa lloj armësh nga gëzimi, teksa në sfond shihet edhe nusja me vello dhe dasmorët që po e shijojnë këtë perfomancë gjuajtjesh.

“Na ka rrit tradita me pushkë e çifteli”, shkruhet në këtë video./Indeksonline/