23:10 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Data e shortit të Champions League dhe risia e UEFA-s në short

Të premtën e ardhshme, me 15 mars do të jetë shorti i Ligës së Kampionëve dhe Europa League. Si zakonisht, kjo ngjarje mbahet në Nyon të Zvicrën dhe fillon në orën 12:00.

Por, kësaj radhe do të ketë një befasi. Në shortin e javës së ardhshme skuadrat do të mësojnë edhe kundërshtarët e mundshëm deri në gjysëmfinale.

Kjo do të thotë që secila skuadër do ta dijë rrugën e saj deri në finale.

Finalja e Ligës së Kampionëve luhet me datë 1 qershor në stadiumin “Metropolitano” të Atletico Madridit./Indeksonline/