23:16 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

David McAllister: Të gjitha shqetësimet e Kosovës dhe Serbisë, të adresohen në Bruksel

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister ka kërkuar që Serbia të vazhdojë përpjekjet për pajtim pavarësisht vendimit të fundit nga Kosova, për taksën doganore.

McAllister tutje ka shtuar se pavarësisht vendimeve të Kosovës, Serbia duhet të vazhdojë dialogun dhe të ndjekë politikën e pajtimit.

“Është mëse e qartë se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s dhe ky është një sinjal i qartë kundër frymës së bashkëpunimit të mirë fqinjësor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë sot McAllister.

Raportuesi evropian për Serbinë, McAllister gjithashtu tha se është i vetëdijshëm për situatën aktuale të krijuar në mes dy vendeve, e që sipas tij, dialogu në Bruksel është i vetmi vend ku mund të adresohen të gjitha çështjet dhe shqetësimet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Serbinë./Indeksonline/