13:57 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

David Silva mund të shkojë në skuadrën e David Beckhamit

Sipas raporteve të fundit nga “The Independent” ,ylli i Manchester Cityt David Silva, ka vendosur që të bashkohet me skuadrën amerikane të Major League Soccer, Inter Miami, të cilën e drejton David Beckhami, transmeton Indeksonline.

Mesfushori tashmë thuhet se ka njoftuar se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Sipas këtyre raporteve, vendimi i lojtarit për largimin nga Premier Liga është për shkak se ai do të bëhet 34-vjeç në kohën kur do ta bëjë këtë veprim, i cili është afër pensionimit nga futbolli./Indeksonline/