10:38 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: David Villa me skuadër të re, e ndjek rrugën e yllit kosovar

David Villa është bërë me skuadër të re. Sulmuesi spanjolll e ka zyrtarizuar kalimin te skuadra japoneze, Vissel Kobe.

Villa do të luaj në një skuadër me Andres Iniestan e Lukas Podolskin. Veprim të njëjt më parë kishte marrë edhe sulmuesi kosovar, Besart Berisha që luan te Sanfreece Hiroshima.

Ish ylli i Barcelonës kaloi tre vite të suksesshme te New York City në Amerikë ku kishte shënuar 80 gola.

Villa mbetet golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses spanjolle me 59 gola të shënuara./Indeksonline/

Temat: