Davidi i Dautit sot ka ditëlindjen, deputeti uron të birin me pak fjalë
Ani pse tejet të zënë, kur bëhet fjalë tek personat e zemrës ata asnjëherë nuk harrojnë datat, madje zgjedhin fjalët më të mira në ditë të veçanta.
Sot ka ditëlindjen, Davidi, djali i deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, shkruan Indeksonline.
S’kishte si të mungonte urimi për të birin, madje këtë ai e bëri me një fjali të vetme: “Urime e shëndet David”, ka shkruar deputeti përbri një fotografie të djalit të tij.
Ndryshe Davidi mban emrin e nofkës së Dautit që mbante gjatë luftës si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Indeksonline/