09:33 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Davor Shuker shkarkohet si president i Federatës Kroate

Është shkarkuar nga detyra president i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker.

Tanimë edhe zyrtarisht ai nuk do te jetë në krye të futbollit kroat pasi që Inspektoriati i Sportit ka konstatuar se është zgjedhur në mënyrë të parregullt, me vota të paligjshme.

Shuker u rizgjodh më 22 dhjetor presidenti i federatës nga Asambleja, por rezultoi se disa prej votuesve kishin qenë edhe persona të cilët nuk duhej të kishin marrë pjesë në votim dhe si autoritet më i lartë sportiv, cilëson këto zgjedhje të pavlefshme.

Kësisoj, rezulton se ka votuar edhe Dubravko Galoviç, Stjepan Merkas, Ante Vuçemiloviç-Shimunoviç, Drago Luciç dhe Davor Iviç, të gjithë përfaqësues të shoqatave rajonale të futbollit në Kroaci. Të gjithë të lartcekurit nuk kanë pasur të drejt vote duke vepruar kësisoj kundër statutit dhe ligjit.

Ndëresa Inspektoriati i Sportit në Kroaci shumë shpejt do të caktojë datën e zgjedhjeve të reja. Ndryshe, Shuker garonte përballë ish-futbollistit të njohur kroat, Dario Simiç, i cili i kontestoi zgjedhjet.