17:01 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

De Gea e kap për fyti serbin Mitrovic

Manchester United e mposhti Fulhamin me rezultat 3:0 në kuadër të xhiros së 26 të Premierligës angleze.

Në fund të ndeshjes, sulmuesi serb i Fulhamit, Aleksandar Mitroviç dhe portieri David De Gea i Manchesterit, e patën një konflikt.

Pas disa shtyrjeve në zonë dhe fjalë, gjyqtari i ndëshkoi të dy me kartonë të verdhë.

Kujtojmë se Mitrovic është sulmuesi i cili e pati nisur skandalin në ndeshjen Serbi – Shqipëri në vitin 2015 me Taulant Xhakën dhe Andi Lilën rreth flamurit ‘Autochtonus’.