12:22 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

De Laurentis: Çka i duhen Juventusit yjet, kur i ka 200 milionë euro borxhe

Aurelio De Laurentiis ka thënë se po e shijon kohën e tij si shef i Napolit. Presidenti karizmatik ka thënë se nuk do të flinte i qetë po të kishte rolin e njëjt te Juventusi.

“Po të kisha një borxh prej 200 milionësh me bankat për të marrë një futbollist, çfarë kuptimi do të kishte jeta. Po bëjmë biznes, po luajm bukur dhe po fitojmë. Kjo më intereson mua te Napoli” ka thënë De Laurentis.

I pyetur për raportet e tij me Ancelottin, De Laurentis ka thënë se po të pyetej ai, do t’i ofronte trajnerit një çmim Oscar./Indeksonline/