22:03 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

De Laurentis dëshiron të blej një klub tjetër

Nuk largohet, përkundrazi dyfishon! Kjo është ajo që po mendon seriozisht presidenti i Napoli Aurelio De Laurentiis, i cili po ëndërron titullin me skuadrën italiane, por gjithashtu po punon për të ardhmen dhe dëshiron të marrë një klub jashtë Italisë.

Ai do të ndjek shembullin e pronarit të Udinese, Pozzo, i cili ka ëatford në Angli dhe Granada në Itali.

Në këtë mënyrë, De Laurentis ka udhëtuar për në Portugali, ku me ndihmën e super-menaxherit Mendes, jo vetëm që ka gjetur te Rui Patricio zëvendësuesin e Pepe Reina, por gjithashtu ka nisur të kërkojnë një klub që mund të blejë për sezonin e ardhshëm.

Ende nuk bëhet i ditur emri i ekipit, ndërsa ka lajme nga Belgjika që thonë se De Laurentiis është interesuar për blerjen e Lierse, klub që është shumë pranë falimentimit.

Temat: