12:59 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

De Laurentis konfirmon blerjen e radhës, është nga La Liga

Bosi i Napolit, De Laurentis ka konfirmuar se kanë një marrëveshje me lojtarin e Real Betis, Fabian Ruiz.

Në një intervistë për mediat italiane, De Laurentis ka thënë se kanë PO-në e lojtarit dhe se shpejt pritet finalizimi.

Ruiz është mesfushor mjaft i talentuar ndërsa ishte i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

De Laurentis ka thënë gjithashtu se Jorginho e Hamsik me shumë gjasa do të mbesin te Napolit edhe edicionin e ardhshëm./Indeksonline/