15:09 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Presidenti i Napolit kërkon të blejë skuadrën ballkanase

Presidenti i Napolit, Aurelio DeLaurentis ka qenë ditët e fundit në Kroaci, ku është zhvilluar asambleja e ECA-s, organizata e klubeve europiane të futbollit.

Ai ka thënë se dëshiron të blejë skuadrën kroate, Hajduk Split.

“Më jepni mundësinë dhe e blej unë Hajduk-un, e kam seriozisht. Nuk e kuptoj pse ky klub ka rënë kaq poshtë. Jam gati të bisedoj, por jo me tifozët, sepse duhet të flas me ndokënd nga drejtuesit. Kam blerë Bari-n, por kjo nuk do të thotë që nuk më intereson të blej edhe Hajduk-un. Jam befasuar që Edy Reja është gati të marrë drejtimin e skuadrës, sepse ai ka refuzuar edhe Napoli-n në të shkuarën. Reja më ka thënë që klubi është në duart e tifozëve dhe ata nuk duan në asnjë mënyrë që klubi të privatizohet. Megjithatë, Hajduk-u është në vështirësi dhe unë do investoja, para, njerëz dhe shumë pasion. Nuk do lejoja kurrë që një klub me histori e traditë të përfundojë si Bari, në divizionin e katërt”.

DeLaurentis më parë ka blerë edhe skuadrën tjetër italiane, Bari e cila kishte falimentuar dhe tashmë bënë gara në Serie D. /IndeksOnline/