11:10 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Debat i ashpër mes Haradinajt e Osmanit për gjuajtjen me armë

Kryeministri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani, e cila përmendi disa raste kur qytetarët e Kosovës kanë pësuar lëndime nga gjuajtjet me armë, apo edhe kanë vdekur.

Lidhur me këtë, Haradinaj tha se nuk duhet përdorur rastet e të tjerëve për keqpërdorim, raporton Indeksonline.

“Amerika ka ligje për armë, për gjuajtje, përdorim etj, dhe secili ka të drejt t’i përdor ato. Nëse është qëllimi të shfrytëzohet një vepër për të ngritur vetëdijen atëherë i ndajmë pikëpamjet, por nuk jam të shkojmë kësaj rruge. Mos të përmendet kjo punë për çështje votash”, ka thënë Haradinaj.

Atij i ka bërë replikë prapë Osmani, e cila ka thënë se ligji zbatohet ose nuk zbatohet, e nuk ka mes.

“SHBA mund të kenë ligje të tilla por kanë nurin më të madh të incidenteve me armë për kokë banori. Ne duhet të shikojmë ligjet që ndalojnë përdorimin e armëve. Gashi ka rrezikuar jetën e qytetarëve, nuk është çështje votash por çështje ligji, për çka secili prej nesh edhe kryeministri duhet të jemi shembull”, ka thënë Osmani. /Indeksonline/