Debat i ashpër mes PDK-së e LDK-së rreth ndarjes së territorit
Debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli.
Në një emision të RTV Dukagjinit, deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka thënë se është shqetësuese deklarata e Thaçit në Vjenë pro korrigjimit të kufijve.
“Thaçi deklaroi se është pro korrigjimit të kufijve. Kjo është shumë shqetësuese për mua si qytetar, jo si deputet i Kuvendit të Kosovës, që Thaçi pa ndonjë ujdi, me kokë të vetën bën një deklaratë të tillë”, deklaroi Avdyli.
Ndërsa ministri Uran Ismaili i është përgjigjur Avdylit se nxënësit në Preshevë as libra nuk kanë për të mësuar.
“Haxhi, fëmija në Luginën e Preshevës as libra nuk kanë për të mësuar. Ne nuk mundemi me lënë Luginën e Preshevës pse ju nuk keni guxim, ju nuk keni pasur guxim as në proceset e mëhershme”, deklaroi Ismaili.
Haxhi Avdyli ka reaguar përsëri duke thënë se janë përralla shprehjet se Kosovës do t’i bashkohet Lugina e Preshevës.
“Këto janë përralla se Serbia do ta jep Luginën e Preshevës”.
Por, Ismaili i është drejtuar Avdylit se përralla mundë të jenë vetëm për këtë të fundit.