21:36 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Deda: Tetë deputetë i kanë tërhequr nënshkrimet për shfuqizimin e Speciales

Deputeti i Alternativës, Dedaj ka thënë se 8 deputetë i kanë hequr nënshkrimet për shfuqizimin e ligjit të Specialës.
“8 deputetë kanë tërhequr nënshkrimet. Dy nga AKR dhe 6 nga Nisma. Kjo tregon se janë 35 deputet dhe me këta nuk mund të thirrësh as seancë as asgjë. Kjo ka përfunduar me një humbje të kredibilitetit të udhëheqësve të Kosovës. Kosova nuk do të përfitoj asgjë me këtë sepse tentimi për të interferuar në drejtësi është vepër penale”, ka thënë Dedaj në TV Dukagjini.

Sipas tij, Presidenti Thaçi duhet të jap dorëheqje sepse ka rrezikuar Kosovën.

“Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje sepse me inicativën e tij e ka rrezikuar egzistencën e Republiëks së Kosovës. Me veprime të tilla e rrezikon Kosovën dhe i suspendon të arriturat që janë bërë si dhe i humb miqtë e Kosovës. Ai duhet të dal të flas për këto para dorëheqjes”, ka shtuar Dedaj.