13:45 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Degjeron Parlamenti, Rama filmon deputetin e PD-së, ai i tregon gishtin e mesit

Reagimin e tij në lidhje me situatën e tensionuar që ka mbërthyer sallën e seancave plenare në Parlamentin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta komentojë me një video.

Në këtë video duken deputetët e PD-së bashkë me kryedemokratin Luzlim Basha para foltores së Kuvendit duke i rënë tavolinave me duar me thirrjet “Hajdut, kriminel…”.

Por ajo që bie në sy është gjesti që deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka bërë në drejtim të kryeministri Edi Rama duke i treguar gishtin e mesit.

Kaq ka mjaftuar që Rama këtë video ta shpërndajë në profilin e ti duke përdorur edhe termat që sipas tij karakterizojnë gjithë atë çfarë po ndodh në seancë. “Vizion Program Skuadër Lidership për Shqipërinë”, shkruan Rama.