08:04 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deklarata e trajnerit të Serbisë është befasuese

Trajneri i Kombëtares së Serbisë, Mladen Krastajic, ka folur pas humbjes së Zvicrës, ku ai ka treguar profesionalizëv duke uruar Zvicrën e shqiptarëve.

Përfaqësuesja e Zvicrës ka mposhtur 2:1 Serbinë në Kupën e Botës me përmbysje, me dy golat e shënuara nga Xhaka dhe Shaqiri.

“E kemi ditur se na pret një duel i vështirë. Kemi pasur aksione të mira nga të dy palët, ndërsa pjesa e parë është zhvilluar ashtu si kemi dashur. Në vazhdim kemi pranuar herët golin e barazimit, në mënyrë naive dhe kështu ndeshja mori tjetër anë. Kemi provuar të rrezikojmë në 10 minutat e fundit dhe të fitojmë ndeshjen pasi e dinim se ndeshjen e fundit do të luajmë me Brazilin”, ka deklaruar trajneri i Serbisë.

“Fatkeqësisht u dënuam me një gol nga kundërsulmi dhe urojmë Zvicrën”.