11:46 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / B O

Del në shitje BMW-ja në të cilën u vra Tupacu, çmimi i saj është marramendës

Makina në të cilën është vrarë reperi i famshëm, Tupac Shakur ka dalur në shitje. Tupac u vra me 7 shtator të vitit 1996 në një veturë të tipit BMW 750IL.

BMW ka dalur në ankand afër vendit ku u vra reperi dhe çmimi i saj është plot 1.7 milionë dollarë. Pak pas orës 23:15, në mbrëmjen e 7 shtatorit 1996, një Cadillac i bardhë ndaloi pranë makinës së tij në semaforin me dritë të kuqe.

Një dorë e panjohur lëshoi breshëri plumbash dhe e mbushu BMë-në brenda me gjak dhe xhama të thyera. I goditur katër herë, Shakur do të vdiste gjashtë ditë më vonë në një spital të Las Vegasit.

Kanë kaluar 21 vjet që nga ajo natë, dhe vrasësi i Tupac mbetet ende misterioz./Indeksonline/