12:59 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Del në shitje Lamborghini i Keke Rosberg

Të gjithë admiruesve e Lamborghini-t, ka dalë në shitje një nga makinat më emblematike të kësaj marke.

Bëhet fjalë për një version 5000 Quattrovalvole, pronari i parë i të cilit ka qenë Keke Rosberg, babai i Nico Rosberg dhe kampion i Formulës 1 në vitin 1982.

Makina sportive ka një motor V12 prej 5.2 litrash dhe 48 valvula, që e lejon të arrijë një shpejtësi deri në 292 km/h. Nga 0 deri në 100 km/h shkon për 4.8 sekonda.

Çmimi? Plot 920 000 euro.

Lexo më shumë në: http://m.gazetaexpress.com/auto-tech/del-ne-shitje-lamborghini-i-keke-rosberg-478117/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright