09:45 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Delegacioni i NATO-s në takim me Kryesinë e Kuvendit (Foto)

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i udhëhequr nga presidenti, Paolo Alli po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në kuadër të vizitës, delegacioni është pritur nga kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton Indeksonline.

Ndërkohë që gjatë ditës, ky delegacion do të zhvilloj takime edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Indeksonline raportoi dje për vizitën e presidentit Alli në Kosovë, që është e para nga marrja e mandatit.