19:05 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Deliu-Kodra: Tash duhet ta zëmë afatin kohor për liberalizimin e vizave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demoraktike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra ka thënë se pas votimit të Demarkacionit tashmë mbetën procedurat e më tejshme për të zënë afatin kohor për liberalizimin e vizave.

Në një prononcim për media pas përfundimit të seancës për Demarkacionin, ajo tha se deputetët në shumicë kanë vendosur për perspektivën e qytetarëve të Kosovës.

“Ne si PDK kemi qenë të bindur se është dita më e rëndësishme për Kosovën. Ky proces do të marr epilogun e qartë. Pavarësisht VV-së për të penguar këtë gjë, ne vendosëm për perspektivën për qytetarët e Kosovës. Përshëndes të gjithë deputetët që vunë interesin e qytetarëve para interesit të vet. Unë mendoj që ditët në vijim do kemi lajme të mira. Kosova me këtë ka përmbushur njërin nga obligimet më të mëdha për shkak të bllokimit të disa deputetëve të kuvendit, të cilët edhe sot vazhduan të njëjtën gjë. Do shohim cilat janë procedurat e mëtejshme, për të zënë afatin kohor për liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo./Indeksonline.