Demaçi, njëri nga figurat qendrore të historisë së Kosovës
Shkruan: Armend Mehaj
Në 6 vjetorin e vdekjes, shprehim mirënjohjen e konsideratën e thellë si dhe nderimin për jetën dhe veprën madhore të Mandelës se Evropës, bacë Adem Demaçit.
Demaçi, njëri nga figurat qendrore të historisë së Kosovës se pas Luftës së Dytë Botërore e deri në ditët tona, do të shndërrohet në promotorin dhe udhëzuesin e rinisë në rrugë për kryengritje kundër pushtetit serb, i cili padrejtësisht e kishte dënuar atë me vite të renda burgimi.
Jeta dhe vepra sublime e bacës Adem, ka qene gjithmonë dhe do të jetë gjithnjë shembull për gjithë ne, e posaçërisht për mua se si duhet shërbyer atdheut.
Këshillat, porosite dhe udhëzimet e tija, kanë mbetur thellë të ngulitura në memorien time.
Sa kam shërbyer në detyrën e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, figurën e bacës Adem e kam proklamuar në zyrën time dhe dhurata që i kam bere si i pari i kësaj Ministrie. Po ashtu, fal insistimit tim vizitat dhe homazhet tek varri i tij në Velani, janë institucionalizuar.
Udhëheqësit politik të Kosovës, bënë një gabim të madh që bacë Adem Demaçin nuk e zgjedhjen për president të Kosovës sa ishte gjallë, por në ketë post zgjedhën njerëz jo meritor, që për nga angazhimi në të mirë të popullit dhe kombit shqiptar as me kilometra nuk i afroheshin Adem Demaçit.
Nder e respekt për jetën dhe veprën e tij si dhe kujtesë e përhershëm për sakrificën sublime të bacës Adem Demaçi.