09:59 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dëmet nga reshjet e shiut, komuna e Suharekës do kërkojë ndihmë nga qeveria

Ka disa javë që se kur komuna e Suharekës është duke u përballur me reshje të mëdha të shiut, e të cilat qytetarëve të kësaj komunë po iu shkaktojnë probleme të shumta.

Duke filluar nga dëmtimi i tokave bujqësore, probleme me qarkullim, dëmtim i rrugëve e deri tek dëmtimi i aseteve private.

Lidhur me këtë çështje, në teren që nga fillimi, janë duke dalur, komisioni nga kjo komunë.

Sipas këshilltarit të kryetarit të komunës së Suharekës, Brahim Thaçi, deri më tani janë verifikuar rreth 80 për qind e dëmeve të shkaktuara.

Shkaku i reshjeve të vazhdueshme, thotë Thaçi, kërkesat e qytetarëve çdo ditë e më shumë janë duke u shtuar.

Ai në një prononcim për Indeksonline bëri të ditur se komuna ka një dispozicion një fond emergjent prej 20 mijë eurosh e për të cilin thotë se është i pamjaftueshëm  për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe vërshimet.

“Një komision ka dalë në teren dhe deri më tani ka verifikuar rreth 80 për qind të dëmeve. Ne e kemi8 një fond të vogël emergjent prej 20 mijë eurosh, por i cili është i pamjaftueshëm. Niveli i kërkesave po rritet çdo ditë. Deri më tani janë dëmtuar rreth 70 hektarë  të tokave bujqësore e që na e rrit koston”, ka thënë Thaçi për Indeksonline.

Ai më tutje tha se komuna e Suharekës do të kërkojnë ndihmë edhe nga Qeveria.

“Komisioni pasi ta bënë verifikimin, gjithë materialin do ia dërgojë qeverisë për t’i kërkuar ndihmë”, ka bërë të ditur këshilltari i kryetarit Bali Muharremaj.

Indeksonline ka raportuar dje lidhur me reshjet në këtë komunë.

Nga to, Brahim Thaçi thotë se janë dëmtuar qytetarë nga zona të ndryshme.

Ai madje përmendi edhe një rast, ku një banorit rrufeja ia ka goditur lopën.

“Reshjet e djeshme kanë ndodhur në zona të ndryshme. Kemi dëme. Një banorë ka raportuar se rrufeja ia ka goditur një kafshë, lopën. Edhe ai tash kërkon ndihmë”, ka shtuar Thaçi.

Me dëme nga reshjet e shiut, vërshimet por edhe breshëri janë duke u përballur edhe disa komuna të tjera të Kosovës si Rahoveci e Malisheva. /Indeksonline/