19:30 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dëmet nga shiu në Prishtinë, Abrashi kritikon qeverisjen e Ahmetit

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga radhët e LDK-së Arban Abrashi, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Shpend Ahmetit në kryeqytet pas gjendjes së shkaktuar nga vërshimet.

Ish konkurrenti i Shpend Ahmetit ka thënë se bllokada që ndodhi në Prishtinë është rezultat i keqmenaxhimit madje sipas tij edhe i papërgjegjësisë së korrupsionit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Bllokada e sotme në Prishtinë, është rezultat i keqmenaxhimit, papërgjegjësisë e korrupsionit. Sot një pjesë e madhe e rrugëve, ujëmbledhësëve e kanalizimeve të Prishtinës nuk mirëmbahen (në fakt nuk janë mirëmbajtur tash e 4 vite). Mirëmbajtja ditore e sezonale është detyrim ligjor.

Problemet nuk zgjidhen me ankesa kronike e me ndërhyrje politike, por me punë e angazhim./Indeksonline/