16:13 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Demokratët kërkojnë që t’i lejohet shamija kongresmenes në Dhomën e Përfaqësuesve

Javën e kaluar, Demokratët njoftuan një propozim për t’i dhënë fund rregullit që ndalon shaminë në atë që njihet si ‘kati i Shtëpisë’.

Ilhan Omar, një nga dy kongresmet e para muslimane, mbështeti me vullnet të madh lëvizjen në mediat sociale këtë fundjave.

“Askush nuk ma vë shallin në kokë mua, përvec vetes sime. Është zgjedhja ime – e mbrojtur me amendamentin e parë” , shkroi ajo në Tëitter dhe Instagram.

Propozimi për të ndryshuar këtë rregull për të lejuar mbulesat fetare ishte bashkëautorizuar nga Omar, së bashku me udhëheqësin e Demokratëve të Dhomës Nancy Pelosi dhe Rep. Jim McGovern.

Rregulla e tanishme lejonin Omarin që të mbante hixhabin brenda Shtëpisë, por jo edhe në katin e Shtëpisë, aty ku anëtarët japin fjalime dhe votojnë për legjislacionin. /IndeksOnline/