13:49 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dënohen me burg krerët e Dinamo Zagrebit, katër persona me 19 vite burg

Gjykata e Qarkut në Osijek ka marrë vendim për krerët e Dinamo Zagrebit. Katër të akuzuarit janë dënuar gati me 19 vite burg.

Zdravko Mamic dënohet me 6 vjet e 6 muaj burg, Zoran Mamic me 4 vjet e 11 muaj, Milan Pernar me 4 vjet e dy muaj dhe Damir Vrbanovic me 3 vite burg.

Të akuzuarit u shpallën fajorë për uljen e detyrimeve tatimore dhe marrje ryshfeti.

Vrbanovic është dënuar për dallavere në transferimin e Luka Modric dhe Dejan Lovren nga Dinamo Zagreb./Indeksonline/