12:45 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dënohen me burg personat që rrahën Ziadin Selën

Në Gjykatën Penale sot është shpallur vendimi për dy të akuzuarit ndaj dhunës së ushtruar kundrejt deputetit Zijadin Sela, masë ku në seancën e fundit lënda e tyre u rikualifikua nga ‘tentim vrasje’ në ‘ushtrim dhune’ në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill të vitit të kaluar.

Gjykata dënoi me 1 vit e dy muaj burg të akuzuarin Ceo Georgievskin ndërsa Stojan Pavllevski mori një dënim më të madh,  plot 3 vite burg.

Pavllevski kundërshtoi vendimin duke vlerësuar se dënimi i tij është shumë i lartë për veprën në të cilën akuzohet, prandaj dhe priste një dënim më të butë. Por, gjykatësja Sllavica Andreevska u justifikua se i pandehuri Stojan Pavllevski ka qenë i pari që ka hyrë në sallën e konferencave dhe që ka sulmuar fizikisht, prandaj meriton një dënim me të lartë se i dënuari tjetër Ceo Georgievskin.

“E pranoj fajin, sipas videos nuk mund të them se jam i pafajshëm. Kjo ka ndodhur për shkak nervozes dhe agresivitetit…”, tha Pavllevski në seancën  gjyqësore.

 

Temat: