15:30 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

Dënohet gjyqtari holandez që s’e pranoi golin e Ronaldos

Gjyqtari anësor, Mario Diks është dënuar nga Federata e Futbollit të Holandës.

Ky dënim vjen pasi në ndeshjen Serbi – Portugali, Diks nuk pranoi golin e rregullt të shënuar nga Cristiano Ronaldo, shkruan IndeksOnline

Edhe pse topi kishte kaluar vijën e golit, gjyqtari anësor u bë kinse nuk e pa dhe goli s’u pranua.

Ekipi i gjyqtareve në Holandë e kanë larguar nga lista arbitrin. Ai nuk do të jetë në gjendje të udhëtoj për ndeshjet e Kampionatit Europian ‘Euro 20*’./IndeksOnline/