16:18 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dënohet me burg ish-mbrojtësi i West Ham, vendosi online si prostitutë, ish-bashkëshorten

Ish-mbrojtësi i West Ham, Tomas Repka është dënuar me burg për një sulm ‘hakmarrës pornografie’ ndaj ish-gruas së tij.

Ai kishte publikuar reklama online të ish bashkëshortes për shërbime seksuale.

Gjykata në Brno i ka dhënë atij një dënim fillestar prej gjashtë muajsh  për ‘reklamim të shërbimeve seksuale’ në internet në emër të ish-gruas së tij, transmeton Indeksonline.

Ai është fotografuar me një pamje të zymtë në fytyrë përgjatë qëndrimit në gjykatë.

E pranishme në gjykatë ishe edhe ish-bashkëshortja, Vladka Erbova. Repka, 44 vjeç kishte në shënjestër ish-gruan e tij pasi marrëdhënia e tyre kishte përfunduar.

Ndërsa partnerja e tij e tanishme, organizatorja televizive, Katerina Kristelova është gjobitur me 1 mijë e 750 euro për rolin e saj në postimin e reklamave online, ku përfshihej edhe numri i telefonit të ish-gruas.

Ndërsa Erbova ka thënë se ishte rrëzuar në momentin kur ka kuptuar se kush e kishte bërë këtë.

“U rrëzova kur e kuptova se kush e kishte bërë. Unë nuk arrij as të fle, më duhej të shkoja tek një psikiatër për terapi”, ka thënë ajo.

Ish-mbrojtësi i West Ham ka kërkuar falje por tha se situata kishte eskaluar kur ai nuk ishte në gjendje të shihte më djalin e tij.

Repka luajti në West Ham në mes viteve 2001-2006 para se të kthehej në shtëpi ku nisi të luante për Sparta Pragën./Indeksonline/

Temat: