Denver Nuggets, një fitore larg historisë

Denver Nuggets është një fitore larg titutlli të kampionit të NBA.
Nuggets kanë fituar ndeshjen e katërt finale ndaj Miami Heat me rezultat 108-95, duke çuar serinë e fitoreve në 3-1, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i dalluar te skuadra e Denverit ishte Aaron Gordon me 27 pikë ndërsa te Heats u dallua Jimmy Butler me 25 pikë.
Kujtojmë se kampion në NBA shpallet skuadra që arrin katër fitore dhe Denver Nuggets këtë mund ta bëjë në ndeshjen e ardhshme e cila zhvillohet me 13 qershor./IndeksOnline/