19:04 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Deputetët britanikë votojnë kundër një referendumi të dytë për Brexit

Deputetët në Parlamentin britanik sonte votuan kundër një referendumi të dytë mbi Brexit, raporton BBC.

Po sipas tyre propozimi i Grupit të Pavarur për të kërkuar një votim të ri publik mbi Brexit ka dështuar.

Oferta për një referendum të dytë u mund nga 334 me 85 në një goditje për shpresat e aktivistëve që duan një votim të ri.

Ndryshe, deputetët britanikë kanë votuar edhe gjatë së mërkurës kundër largimit nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje paraprake, transmeton klan.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se “një shumicë e qartë” ka votuar kundër një Brexiti pa marrëveshje, ndonëse “rregulloret ligjore” përcaktojnë se Mbretëria e Bashkuar do të mund të largohej nga blloku evropian më 29 mars, nëse nuk krijohen kushte për marrëveshje.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.