12:29 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputetët e Serbisë kërkojnë t’i jepet fund negociatave Kosovë-Serbi!

Një ditë pas zhvillimeve në veri të Mitrovicës, deputetet serb kanë kërkuar që t’i jepet fund negociatave Kosovë-Serbi.

Deputetë e Parlamentit të Serbisë kanë qenë sot të interesuar të dinë gjithçka rreth zhvillimeve të djeshme duke kërkuar që të përfundojnë negociatat në mes dy vendeve, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë një nga deputetet, Marinika Tepiq ka pasur një pyetje për kryeministren serbe, Ana Brnabiq se kur kishte vendosur Qeveria e Serbisë që Marko Gjuriq të shkonte në Mitrovicë dhe çfarë ndërmori ajo pas incidentit, duke pasur parasysh se Gjuriq siç tha ajo është zyrtar i qeverisë dhe nuk ka të bëjë me kabinetin e presidentit.

Gjithashtu duhet përkujtuar që gjatë natës së mbrëmshme përfaqësues të Listës Serbe kanë deklaruar se duan të largohen nga Qeveria ‘Haradinaj’ , çështje kjo e cila po diskutohet sot në takimin e tyre me Vuçiq dhe Gjuriq./Indeksonline/

Temat: