15:55 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deputetët ende pa pushime, mirëpo s’e lënë keq me dasma (Foto)

Deputetët e Kuvendit të Republikës ende s’kanë marrë zyrtarisht pushimet verore.

Megjithatë, ata s’po i lënë keq me prezencën e tyre në ahengjet e dasmat.

Deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka së bashku me dy deputetët nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Luljeta Veselaj-Gutaj ishin të pranishëm në një dasmë në Prizren.

Parlamentarët ishin të ftuar nga deputetja, Emilja Rexhepi, e cila martoi vajzën e saj, shkruan Indeksonline.