10:13 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputetët fillojnë të mblidhen në Kuvend (Foto)

Pas pak pritet të fillojë seanca për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Me këtë rast, deputetët kanë filluar të mblidhen.

Deputeti i parë që arriti në kuvend ishte Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe në seancën e sotme nuk dihet nëse do të kalojë demarkacioni, për shkak se deri më tani janë vetëm 78 vota, ndërkaq për të kaluar nevojiten 2/3 e votave të kuvendit/Indeksonline/